Lectionary Calendar
Sunday, August 3rd, 2025
the Week of Proper 13 / Ordinary 18
Attention!
StudyLight.org has pledged to help build churches in Uganda. Help us with that pledge and support pastors in the heart of Africa.
Click here to join the effort!

Read the Bible

Shqip Bible

Jobi 26

1 Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha: "Si e ke ndihmuar të dobëtin,2 ose si e ke ndihmuar krahun pa forcë?3 Si e ke këshilluar atë që nuk ka dituri, dhe çfarë njohurish të mëdha i ke komunikuar?4 Kujt ia ke drejtuar fjalët e tua, dhe e kujt është fryma që ka dalë prej teje?

5 Të vdekurit dridhen nën ujërat, dhe kështu bëjnë edhe banorët e tyre.6 Para atij Sheoli është i zbuluar, Abadoni është pa vel.7 Ai shtrin veriun në zbrazëti dhe e mban tokën pezull mbi hiçin.8 I mbyll ujërat në retë e tij, por ato nuk çahen nën peshën e tyre.9 E mbulon pamjen e fronit të tij, duke shtrirë mbi të retë e tij.10 Ka shënuar një kufi të veçantë mbi sipërfaqen e ujërave, në kufirin e dritës me terrin.11 Kollonat e qiellit dridhen dhe habiten nga kërcënimi i tij.12 Me forcën e tij qetëson detin, me zgjuarsinë tij ka rrëzuar Rahabin.13 Me Frymën e tij ka zbukuruar qiejt, dora e tij ka shpuar tejpërtej gjarpërin dredharak.14 Ja, këto janë vetëm thekët e veprave të tij. Ç'murmurimë të lehtë të tij arrijmë të dëgjojmë! Por vallë kush do të arrijë të kuptojë gjëmimin e fuqisë së tij?

 
adsfree-icon
Ads FreeProfile