Lectionary Calendar
Tuesday, May 14th, 2024
the Seventh Week after Easter
Attention!
For 10¢ a day you can enjoy StudyLight.org ads
free while helping to build churches and support pastors in Uganda.
Click here to learn more!

Read the Bible

Shqip Bible

Jobi 33

1 "Tani pra, Job, dëgjo atë që kam për të thënë dhe vëru veshin gjithë fjalëve të mia!2 Ja, unë po hap gojën dhe gjuha ime flet në gojën time.3 Fjalët e mia burojnë nga një zemër e drejtë, buzët e mia do të thonë njohuri të pastra.4 Fryma e Perëndisë më ka krijuar dhe fryma e të Plotfuqishmit më jep jetë.5 Në rast se mundesh, m'u përgjigj; përgatitu gjithashtu të mbrosh pozitat e tua.6 Ja, unë jam i barabartë me ty përpara Perëndisë; edhe unë jam formuar nga argjili.7 Ja, asnjë frikë nga unë nuk duhet të të lemerisë, dhe dora ime nuk do të rëndojë mbi ty.

8 Por ti u ke thënë veshëve të mi dhe dëgjova tingullin e fjalëve të tua, që thonin:9 "Una jam i pastër, pa mëkat; jam i pafajmë, nuk ka asnjë faj tek unë.10 Por Perëndia gjen kundër meje shkaqe armiqësie dhe më konsideron armikun e tij;11 i fut këmbët e mia në pranga dhe kqyr gjithë hapat e mia".12 Mirë, pra, unë të them se këtu nuk ke të drejtë, sepse Perëndia është më i madh se njeriu.13 Pse hahesh me të, kur ai nuk jep llogari për asnjë nga veprimet e tij?

14 Në fakt Perëndia flet në një mënyrë apo në një tjetër por njeriu nuk e vë re:15 në një ëndërr, në një vegim të natës, kur një gjumë i rëndë i zë njerëzit, kur dremitin në shtretërit e tyre.16 Atëherë ai hap veshët e njerëzve dhe vulos paralajmërimet që u bën,17 për ta larguar njeriun nga veprimet e tij dhe për ta mbajtur larg nga kryelartësia,18 për të shpëtuar shpirtin e tij nga gropa dhe për të penguar që jeta e tij të mbarojë nga shpata.

19 Njeriu paralajmërohet gjithashtu me dhembjen në shtratin e vet dhe me torturën e pandërprerë të kockave të tij,20 aq sa i neveritet buka dhe madje edhe ushqimet më të shijshme.21 Mishi konsumohet sa mbyll e hap sytë, ndërsa kockat e tij, që më parë nuk dukeshin, tani dalin jashtë;22 kështu shpirti i tij i afrohet gropës dhe jeta e tij atyre që sjellin vdekjen.23 Por në rast se pranë tij ka një engjëll, një interpret, një i vetëm ndër një mijë, që t'i tregojë njeriut detyrën e tij.24 Perëndisë i vjen keq për të dhe thotë: "Kurseje që të mos zbresë në gropë; gjeta shpengimin për të".25 Atëherë mishi i tij do të bëhet më i freskët se kur ishte fëmijë dhe ai do të kthehet në ditët e rinisë së tij.26 Do t'i lutet fort Perëndisë, do të gjejë hir pranë tij dhe do të mund të sodisë fytyrën e tij me gëzim, sepse Perëndia do ta ketë rivendosur njeriun në drejtësinë e tij.27 Duke iu drejtuar njerëzve, do të thotë: "Kam mëkatuar dhe kam shkelur drejtësinë, dhe nuk u ndëshkova siç e meritoja.28 Perëndia i ka shpenguar shpirtin tim, që të mos zbriste në gropë dhe jeta ime mund të shohë dritën".

29 Ja, Perëndia e bën këtë dy herë, tri herë me njeriun,30 për të shpëtuar shpirtin e tij nga gropa dhe për ta ndriçuar me dritën e jetës.31 Ki kujdes, Jobi, dëgjomë; rri në heshtje, dhe unë do të flas.32 Në qoftë se ke diçka për të thënë, përgjigjmu, folë, sepse do të dëshiroja të të jepja të drejtë.33 Përndryshe dëgjomë; hesht dhe unë do të të mësoj diturinë".

adsFree icon
Ads FreeProfile