Lectionary Calendar
Tuesday, May 14th, 2024
the Seventh Week after Easter
Attention!
For 10¢ a day you can enjoy StudyLight.org ads
free while helping to build churches and support pastors in Uganda.
Click here to learn more!

Read the Bible

Shqip Bible

Jobi 35

1 Elihu vazhdoi të flasë dhe tha:2 "A të duket një gjë e drejtë kur thua: "Jam më i drejtë se Perëndia"?3 Në fakt ke thënë: "Ç'dobi ke? Çfarë dobie do të kisha nga mëkati im?".4 Do të të përgjigjem ty dhe miqve të tu bashkë me ty.5 Sodite qiellin dhe shiko me kujdes; shih retë, që ndodhen më lart se ti.6 Në qoftë se ti mëkaton, çfarë efekti ka mbi të? Në qoftë se ti i shumëzon prapësitë e tua çfarë dëmi i shkakton?7 Në rast se je i drejtë, çfarë i jep, ose çfarë merr ai nga dora jote?8 Ligësia jote mund të dëmtojë vetëm një njeri si ti, dhe drejtësia jote mundet t'i sjellë vetëm dobi birit të një njeriu.

9 Ngrihet zëri për numrin e madh të shtypjeve, ngrihet zëri për të kërkuar ndihmë për shkak të dhunës së të fuqishmëve;10 por asnjeri nuk thotë: "Ku është Perëndia, krijuesi im, që natën të jep këngë gëzimi,11 që na mëson më tepër gjëra se sa kafshëve të fushave dhe na bën më të urtë se zogjtë e qiellit?"12 Kështu ngrihen zëra, por ai nuk përgjigjet për shkak të krenarisë së njerëzve të këqij.13 Me siguri Perëndia nuk ka për t'i dëgjuar ligjëratat boshe dhe i Plotfuqishmi nuk do t'jua vërë veshin.

14 Edhe sikur ti të thuash se nuk e shikon atë, çështja jote qëndron para tij, dhe ti duhet të presësh.15 Por tani, duke qenë se në zemërimin e tij ai nuk dënon dhe nuk u jep shumë rëndësi shkeljeve,16 Jobi hap kot buzët dhe mbledh fjalë që nuk kanë arsye".

 
adsfree-icon
Ads FreeProfile