Lectionary Calendar
Tuesday, May 14th, 2024
the Seventh Week after Easter
Attention!
Tired of seeing ads while studying? Now you can enjoy an "Ads Free" version of the site for as little as 10¢ a day and support a great cause!
Click here to learn more!

Read the Bible

Shqip Bible

Fjalët e urta 5

1 Biri im, ki kujdes për diturinë time, vëri veshin arsyetimit tim,2 me qëllim që ti të ruash gjykimin dhe buzët e tua të fiksojnë diturinë.3 Sepse buzët e gruas që shkel kurorën nxjerrin mjaltë dhe goja e saj është më e butë se vaji;4 por në fund ajo është e hidhur si pelini, e mprehtë si një shpatë me dy presa.5 Këmbët e saj zbresin drejt vdekjes, hapat e saj çojnë drejtpërdrejt në Sheol.6 Ajo nuk ecën në shtegun e jetës, por ti nuk i jep rëndësi kësaj gjëje; rrugët e saj janë të gabuara, por ti nuk e kupton.7 Prandaj tani, bij të mi, më dëgjoni dhe mos u largoni nga fjalët e gojës sime.8 Mbaje larg prej saj rrugën tënde dhe mos iu afro portës së shtëpisë së saj,9 për të mos ua dhënë të tjerëve fuqinë tënde dhe vitet e tua dikujt që nuk ka mëshirë.10 Me qëllim që të huajt të mos ngopen me pasurinë tënde, dhe mundi yt të mos shkojë në shtëpinë e një të huaji,11 dhe të mos rënkosh kur do të të vijë fundi, kur mishi dhe trupi yt do të jenë të konsumuar,12 dhe të thuash: "Vallë si urreva mësimin, dhe si e ka përçmuar qortimin zemra ime?13 Nuk dëgjova zërin e atyre që më mësonin dhe nuk ua vura veshin atyre që më udhëzonin.14 U ndodha pothuajse në një të keqe të plotë në mes të turmës dhe të kuvendit".

15 Pi ujin e sternës sate dhe ujin e rrjedhshëm të pusit tënd.16 A duhet burimet e tua të derdhen jashtë, si rrëke uji nëpër rrugë?17 Qofshin vetëm për ty dhe jo për të huajtë bashkë me ty.18 Qoftë i bekuar burimi yt dhe gëzohu me nusen e rinisë sate.19 Drenushë e dashur dhe gazelë hirplotë, sisët e saj le të të kënaqin kurdoherë, dhe qofsh vazhdimisht i dhënë pas dashurisë që ke për të.20 Pse vallë, biri im, të biesh në dashuri me një grua që ka shkelur kurorën dhe të rrokësh gjirin e një të huaje?21 Sepse rrugët e njeriut janë gjithnjë përpara syve të Zotit, dhe ai vëzhgon të gjitha shtigjet e tij.22 I pabesi zihet nga vetë paudhësitë e tij dhe mbahet nga litarët e mëkatit të tij.23 Ai ka për të vdekur sepse nuk korrigjohet dhe do të zhduket për shkak të marrëzisë së tij.

 
adsfree-icon
Ads FreeProfile