Lectionary Calendar
Saturday, May 3rd, 2025
the Second Week after Easter
Attention!
Tired of seeing ads while studying? Now you can enjoy an "Ads Free" version of the site for as little as 10¢ a day and support a great cause!
Click here to learn more!

Read the Bible

Shqip Bible

Fjalët e urta 9

1 Dituria ka ndërtuar shtëpinë e saj, ka gdhendur shtatë shtyllat e saj.2 Ka vrarë kafshët e saj, ka përzier verën e saj dhe shtruar tryezën e saj.3 Ka dërguar jashtë shërbëtoret e saj; nga vendet më të larta të qytetit ajo thërret:4 "Ai që është budalla të vijë këtu!". Atij që i mungon gjykimi i thotë:5 "Ejani, hani nga buka ime dhe pini verën që kam përzier.6 Lëreni budallallëkun dhe do të jetoni, ecni në rrugën e arsyes".7 Ai që korrigjon tallësin tërheq mbi vete të shara, dhe ai që qorton të pabesin merr të shara.8 Mos qorto tallësin sepse ai do të të urrejë; qorto të urtin dhe ai do të të dojë.9 Mësoje të urtin dhe ai do të bëhet edhe më i urtë. Mësoje të drejtin dhe ai do të rritë diturinë e tij.10 Frika e Zotit është parimi i diturisë, dhe njohja e të Shenjtit është zgjuarsia.11 Sepse nëpërmjet meje do të shumohen ditët e tua dhe do të të shtohen vite jete.12 Në rast se je i urtë, je i urtë për veten tënde; në rast se je tallës, pasojat do t'i kesh vetëm ti.

13 Gruaja budallaqe është zhurmëmadhe, aspak e zgjuar dhe nuk di asgjë.14 Rri ulur te porta e shtëpisë së saj, mbi një fron në vendet e larta të qytetit,15 për të ftuar ata që kalojnë nëpër rrugë, që shkojnë drejt në rrugën e tyre:16 "Ai që është budalla të vijë këtu!". Dhe atij që i mungon arsyeja i thotë:17 "Ujërat e vjedhura janë të ëmbla; buka që hahet fshehurazi është e shijshme".18 Por ai nuk e di që atje janë të vdekurit, që të ftuarit e saj janë në thellësinë e Sheolit.

 
adsfree-icon
Ads FreeProfile