Lectionary Calendar
Tuesday, May 14th, 2024
the Seventh Week after Easter
Attention!
For 10¢ a day you can enjoy StudyLight.org ads
free while helping to build churches and support pastors in Uganda.
Click here to learn more!

Read the Bible

Shqip Bible

Psalmet 136

1 Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë dhe mirësia e tij vazhdon përjetë.2 Kremtoni Perëndinë e perëndive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.3 Kremtoni Zotin e zotërive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,4 atë që vetëm bën mrekulli të mëdha, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,5 atë që ka bërë qiejtë me dituri, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,6 atë që ka shtrirë tokën mbi ujërat, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,7 atë që ka bërë ndriçuesit e mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,8 diellin për të sunduar mbi ditën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,9 hënën dhe yjet për të sunduar mbi natën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

10 Ai që goditi Egjiptasit në parëbirnitë e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,11 dhe e nxori Izraelin nga mjedisi i tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,12 me dorë të fuqishme dhe krah të shtrirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.13 Atë që ndau Detin e Kuq në dy pjesë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,14 dhe e bërë Izraelin të kalojë në mes të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,15 por fshiu Faraonin dhe ushtrinë e tij në Detin e Kuq, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.16 Atë që e çoi popullin e tij nëpër shkretëtirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,17 atë që goditi mbretër të mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,18 dhe vrau mbretër të fuqishëm, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë;19 Sihonin, mbretin e Amorejve, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,20 dhe Ogun, mbretin e Bashanit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.21 Dhe u dha atyre si trashëgimi vendin e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,22 në trashëgimi Izraelit, shërbëtorit të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

23 Ai u kujtua për ne në kushtet tona të këqija, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,24 dhe na çliroi nga armiqtë tanë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.25 Ai i jep ushqim çdo krijese, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.26 Kremtoni Perëndinë e qiellit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

 
adsfree-icon
Ads FreeProfile