Lectionary Calendar
Wednesday, May 15th, 2024
the Seventh Week after Easter
Attention!
Take your personal ministry to the Next Level by helping StudyLight build churches and supporting pastors in Uganda.
Click here to join the effort!

Read the Bible

Shqip Bible

Psalmet 2

1 Pse ziejnë kombet dhe pse popujt kurdisin gjëra të kota?2 Mbretërit e dheut mblidhen dhe princat këshillohen bashkë kundër Zotit dhe të vajosurit të tij,3 duke thënë: "Le t'i këputim prangat e tyre dhe t'i heqim qafe litarët e tyre".4 Ai që ulet në qiejtë do të qeshë, Zoti do të tallet me ta.5 Atëherë do t'u flasë në zemërimin e tij dhe do t'i trembë në indinjatën e tij të madhe,6 dhe do të thotë: "E vendosa mbretin tim mbi Sion, malin tim të shenjtë.

7 Do të shpallë dekretin e Zotit. Ai më ka thënë: "Ti je biri im, sot më linde.8 Më kërko dhe unë do të jap kombet si trashëgimi për ty dhe mbarë dheun si zotërim tëndin.9 Ti do t'i copëtosh me një shufër hekuri, do t'i bësh copë-copë si një enë prej argjile"".

10 Tani, pra, o mbretër, tregohuni të urtë; pranoni ndreqjen, o gjyqtarë të dheut.11 Shërbeni me frikë Zotin dhe gëzohuni me drithma.12 Nënshtrohuni Birit, që të mos zemërohet dhe të mos vdisni rrugës, sepse zemërimi i tij mund të ndizet në një çast. Lum ata që gjejnë strehë tek ai.

 
adsfree-icon
Ads FreeProfile