Lectionary Calendar
Saturday, August 2nd, 2025
the Week of Proper 12 / Ordinary 17
Attention!
For 10¢ a day you can enjoy StudyLight.org ads
free while helping to build churches and support pastors in Uganda.
Click here to learn more!

Read the Bible

Shqip Bible

Psalmet 29

1 I jepni Zotit, o bij të të fuqishmëve, i jepni Zotit lavdi dhe forcë.2 I jepni Zotit lavdinë që i përket emrit të tij; adhuroni Zotin në shkëlqimin e shenjtërisë së tij.3 Zëri i Zotit është mbi ujërat; Perëndia i lavdisë gjëmon; Zoti është mbi ujërat e mëdha.4 Zëri i Zotit është i fuqishëm, zëri i Zotit është i madhërishëm.5 Zëri i Zotit thyen kedrat; po, Zoti thyen kedrat e Libanit;6 i bën të hidhen si një viç, Libanin dhe Sirionin, si një buall i ri.7 Zëri i Zotit çan flakët e zjarrit.8 Zëri i Zotit e bën shkretëtirën të dridhet; Zoti bën që të dridhet shkretëtira e Kadeshit.9 Zëri i Zotit bën që të lindin sutat dhe i lë pyjet pa gjethe; dhe në tempullin e tij çdo gjë thotë: "Lavdi!".10 Zoti rrinte ulur në fron përmbi përmbytjen; po, Zoti rri ulur si mbret në përjetësi.11 Zoti do t'i japë forcë popullit të tij; Zoti do të bekojë popullin e tij me paqe.

 
adsfree-icon
Ads FreeProfile