Lectionary Calendar
Wednesday, June 18th, 2025
the Week of Proper 6 / Ordinary 11
Attention!
Take your personal ministry to the Next Level by helping StudyLight build churches and supporting pastors in Uganda.
Click here to join the effort!

Read the Bible

Shqip Bible

Psalmet 48

1 I madh është Zoti dhe meriton të lëvdohet në kulm në qytetin e Perëndisë tonë, në malin e tij të shenjtë.2 I bukur për nga lartësia e tij, gëzimi i gjithë dheut është mali i Sionit, nga ana e veriut, qyteti i Mbretit të madh.3 Në pallatet e tij Perëndia u bë i njohur si një kala e papushtueshme.4 Ja, mbretërit ishin mbledhur dhe shikonin përpara bashkarisht,5 por sa e panë, mbetën të shushatur dhe ikën të tmerruar.6 Atje i zunë drithmat dhe si të prerat e lindjes,7 në të njëjtën mënyrë si era e lindjes që i bën copë-copë anijet e Tarshishit.

8 Siç e kishim dëgjuar, ashtu pamë në qytetin e Zotit disa ushtri, në qytetin e Perëndisë tonë; Perëndia do ta bëjë të qëndrueshëm përjetë.9 Në tempullin tënd, o Perëndi, ne kemi rënë në mendime mbi mirësinë tënde.10 Ashtu si emri yt, o Perëndi, kështu lëvdimi yt arrin deri në skajet e tokës; dora jote e djathtë është tërë drejtësi.11 Le të gëzohet mali Sion, le të ngazëllojnë vajzat e Judës për gjykimet e tua.12 I bini rrotull Sionit, vizitojeni, numëroni kullat e tij,13 këqyrni fortesat e tij, admironi pallatet e tij, me qëllim që të mund t'ia tregoni brezave që do të vijnë.14 Sepse ky Perëndi është Perëndia ynë në përjetësi, përjetë, gjithnjë; ai do të jetë udhëheqësi ynë deri në vdekje.

 
adsfree-icon
Ads FreeProfile