Lectionary Calendar
Tuesday, May 14th, 2024
the Seventh Week after Easter
Attention!
Partner with StudyLight.org as God uses us to make a difference for those displaced by Russia's war on Ukraine.
Click to donate today!

Read the Bible

Shqip Bible

Psalmet 54

1 O Perëndia im, më shpëto me emrin tënd dhe siguromë drejtësi me fuqinë tënde.2 O Perëndia im, dëgjo lutjen time dhe vëru veshin fjalëve të gojës sime.3 Sepse disa të huaj janë ngritur kundër meje dhe njerëz të furishëm kërkojnë jetën time, njerëz që nuk e kanë Perëndinë para syve të tyre. (Sela)

4 Ja, Perëndia është ndihma ime, Zoti e përkrah jetën time.5 Ai do t'i ndëshkojë armiqtë e mi për të keqen që më kanë bërë; në besnikërinë tënde shkatërroji.6 Me gjithë zemër do të ofroj flijime; do të kremtoj emrin tënd, o Zot, sepse është i mirë;7 sepse më ke çliruar nga çdo ankth, sytë e mi kanë parë mbi armiqtë e mi atë që unë dëshiroja.

 
adsfree-icon
Ads FreeProfile