Lectionary Calendar
Saturday, December 20th, 2025
the Third Week of Advent
Attention!
Tired of seeing ads while studying? Now you can enjoy an "Ads Free" version of the site for as little as 10¢ a day and support a great cause!
Click here to learn more!

Read the Bible

Shqip Bible

Psalmet 97

1 Zoti mbretëron; le të gëzohet toka dhe le të ngazëllohen ishujt e mëdhenj.2 Re dhe terr e mbështjellin; drejtësia dhe e drejta janë në themel të fronit të tij.3 Një zjarr i shkon përpara dhe i zhduk armiqtë e tij rreth e qark.4 Vetëtimat e tij ndriçojnë botën, toka i shikon dhe dridhet.5 Malet shkrihen si dylli përpara Zotit, përpara Zotit të të gjithë tokës.6 Qiejtë shpallin drejtësinë e tij dhe tërë popujt shohin lavdinë e tij.7 U ngatërrofshin të gjihë ata që u shërbejnë skulpturave dhe ata që mburren me idhujt; rënçin përmbys përpara atij të gjitha perënditë.

8 Sioni ka dëgjuar dhe është gëzuar për to, dhe bijat e Judës janë gëzuar me gjykimet e tua, o Zot.9 Sepse ti, o Zot, je Shumë i Larti mbi tërë tokën, ty të përlëvdojmë mbi gjithë perënditë e tjera.10 Ju që e doni Zotin urreni të keqen! Ai ruan jetën e shenjtorëve të tij dhe i çliron nga dora e të pabesëve.11 Drita ka dalë për të drejtin dhe gëzimi për ata që janë të drejtë nga zemra.12 Ngazëllohuni tek Zoti, o njerëz të drejtë, dhe lëvdoni emrin e tij të shenjtë.

 
adsfree-icon
Ads FreeProfile