Lectionary Calendar
Sunday, February 8th, 2026
the Fifth Sunday after Epiphany
There are 56 days til Easter!
Attention!
Take your personal ministry to the Next Level by helping StudyLight build churches and supporting pastors in Uganda.
Click here to join the effort!

Read the Bible

Shqip Bible

Psalmet 82

1 Perëndia rri në kuvendin e Perëndisë, ai gjykon në mes të perëndive.2 Deri kur do të gjykoni padrejtësisht dhe do të mbani anët e të pabesëve? (Sela)3 Mbroni të dobëtin dhe jetimin, sigurojini drejtësi të vuajturit dhe të varfërit.4 Çlironi të mjerin dhe nevojtarin; shpëtojeni nga dora e të pabesit.5 Ata nuk dinë asgjë dhe nuk kuptojnë asgjë, dhe ecin në terr; të gjitha themelet e tokës po luajnë.

6 Unë kam thënë: "Ju jeni perëndi, jeni të gjithë bijtë e Shumë të Lartit.7 Megjithatë ju do të vdisni si njerëzit e tjerë dhe do të bini si çdo i fuqishëm tjetër".8 Çohu, o Perëndi, gjyko tokën, sepse ti do të trashëgosh tërë kombet.

 
adsfree-icon
Ads FreeProfile