Lectionary Calendar
Wednesday, May 15th, 2024
the Seventh Week after Easter
Attention!
Partner with StudyLight.org as God uses us to make a difference for those displaced by Russia's war on Ukraine.
Click to donate today!

Read the Bible

Shqip Bible

Psalmet 83

1 O Perëndi, mos rri në heshtje! Mos mbyll gojën, mos rri i qetë, o Perëndi!2 Sepse, ja, armiqtë e tu po ziejnë dhe ata që të urrejnë ngrenë kokën.3 Thurrin gracka kundër popullit tënd dhe bëjnë komplote kundër atyre që ti mbron.4 Ata thonë: "Ejani t'i shkatërrojmë si komb, emri i Izraelit të mos kujtohet më".5 Sepse kanë komplotuar së bashku me një mendje dhe kanë lidhur një besëlidhje kundër teje.6 Çadrat e Edomit dhe Ismaelitët, Moabi dhe Hagarenët,7 Gebali, Amoni dhe Amaleku, Filistia me banorët e Tiros;8 dhe Asiria është bashkuar me ta për të ndihmuar bijtë e Lotit. (Sela)

9 Vepro me ta ashtu si bëre me Madianin, me Siseran dhe me Jabinin pranë përroit të Kishonit,10 të cilët u shkatërruan në Endor dhe u bënë si pleh për tokën.11 Bëj që krerët e tyre të jenë si Orebi dhe Zeebi, dhe tërë princat e tyre si Zebahu dhe Tsalmuna,12 sepse ata thanë: "Të shtiem në dorë kullotat e Perëndisë".13 O Perëndia im, bëji njëlloj si pluhuri i vorbullës, si kashta në mëshirë të erës.14 Ashtu si zjarri djeg pyllin dhe flaka gllabëron malet,15 kështu ndiqi me furtunën tënde dhe trëmbi me uraganin tënd.16 Mbulo fytyrat e tyre me turp, me qëllim që të kërkojnë emrin tënd, o Zot.17 U turpërofshin dhe u tmerrofshin përjetë, u ngatërrofshin dhe vdekshin;18 dhe ta dijnë se ti vetëm, që quhesh Zoti, je Shumë i Larti mbi gjithë dheun.

 
adsfree-icon
Ads FreeProfile